Foto ilustruese

Ndalohet një 15-vjeçar në Pogradec, akuzohet se kryer abuzuar seksualisht me një 12-vjeçare! Dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor

18 Nëntor 2022, 19:25| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 19:54

  • Share

POGRADEC-Një 15-vjeçar është ndaluar nga Policia pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare. Report Tv ka mësuar se ka qenë vetë 12-vjeçara që ka denoncuar rastin në Polici në prani të familjarëve dhe psikologes.

Burime bëjnë më dije se vajza ka dëshmuar që ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj me 15-vjeçarin, me të cilin më herët ka pasur kontakt dhe hyrje dalje, por që ky i fundit e ka mohuar kontaktin dhe marrëdhënien me dhunë. Dyshohet se akti ka qenë i përsëritur 5 herë.

Nga të njëjtat burime konfirmohet se 15-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, më herët ai dyshohet se ka dhunuar banesën e minorenes, duke thyer xhamat, rast për të cilin është informuar dhe policia.

Akti seksual mes të miturve ka ndodhur gjatë muajit Gusht dhe është zbuluar nga autoritet.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/11/2022 00:28

    Por ama si t'a bente //zanatin// jo nje here, por 5 here dinte,ishte //ekspert//,nuk ishte i manget per kete pune!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?