Foto ilustruese

Arrestohen shefi i policisë dhe 3 efektivë në Velipojë, dyshohet se favorizuan kultivimin e bimëve narkotike në zona të ndryshme

17 Qershor 2022, 15:52| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 16:01

  • Share

Katër punonjës policie me detyrë në Stacionin e Policisë Velipojë janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Ata dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen.

Pas hetimeve me metoda speciale të kryera nga AMP së bashku me Prokurorinë Shkodër në kuadër të procedimit penal nr. 869 të vitit 2022, u arrit që në një kohë të shkurtër të dokumentohej veprimtaria e kundraligjshme e drejtuesve të Stacionit të Policisë Velipojë.

AMP ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e policisë:

- N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;

- N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë;

- Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë;

- Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.

Materialet proceduriale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Komento

Komente

  • Riçkodan: 17/06/2022 19:13

    Mos i arestoni keta po mbjelin peme po ndihmojne falas pyllezimin e vendit, duhen falenderuar

    Përgjigju
    • Ambientalisti: 18/06/2022 07:35

      Ata duhen dekoruar nga presidenti por fatkeqesisht i ka te kufizuara medaljet per kete mandat.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?