Foto ilustruese

Ndalohen në Maliq 8 refugjatë pas ndjekjes nga policia për 27 kilometra nga Bilishti

12 Maj 2020, 19:32| Përditesimi: 12 Maj 2020, 19:40

  • Share

KORCË- 8 shtetas të huaj sirianë, marokenë dhe algjerianë janë ndaluar nga policia në Maliq, pas 27 kilometrash ndjekje nga Bilishti.

Sipas burimeve refugjatët janë ndjekur nga policia që nga qyteti i Bilishtit, aty ku edhe janë pikasur dhe më pas janë ndaluar në Maliq. Ata aktualisht po merren në pyetje për të mësuar se nga vinin dhe cili ishte destinacioni i tyre.

Kujtojmë se i gjithë vendi është i mbyllur për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit e akoma nuk dihet se si mund të kenë hyrë 8 refugjatët e huaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?