Foto ilustruese

Kapen në Krujë dy persona në kërkim, para një viti tentuan të vidhnin karburantin në Durrës

3 Qershor 2020, 14:09| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 16:28

  • Share

KRUJË- Kapen 2 persona të shpallur në kërkim në Krujë, të cilët tentuan të vjedhin me armë në një karburant në Durrës.

Të ndaluarit janë Xh. M., 23 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, banues në Delvinë. Në bashkëpunim me J. M., më datë 30.03.2019, kanë tentuar të vjedhin me armë në një karburant në lagjen nr. 13, Durrës, por ngjarja është parandaluar nga shërbimet e Policisë.

Ata kanë ndaluar mjetin e autorëve dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. M., ndërsa dy të tjerët janë arratisur. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Sigurimi i mjeteve për vjedhje" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?