Ndalohen konsultat në spitale, Rama: Planifikim për gjendjen e luftës

10 Mars 2020, 16:35| Përditesimi: 10 Mars 2020, 17:34

  • Share

Përveç familjarëve që nuk lejohen më në spitale, edhe të shkuarit në spital për t'u konsultuar do të jetë i ndaluar. Përmes një plani të përcaktuar, do të ndalohet çdo vizitë e pajustifikuar në spital, vetëm nëse është marrë rekomandimi i nevojshëm nga autoritetet e shëndetësisë.

"Konsulta në spital do të jetë sipas planifikimit për gjendjen e luftës", tha Rama

"Sa më shumë seriozisht dhe qetësisht të respektojmë këto kufizime të vështira, patjetër të mërzitshme, aq më shumë secili prej nesh bëhet një kontributor për ata që duhet të përballen me armikun në trupin e tyre", tha kryeministri.

Kjo ishte një thrrje për të mos u vetëreferuar në spitale, por të gjitha komunikimet e para t'i kenë telefonike përmes numrit të urgjencës 127, apo mjekëve të familjes.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Rama: Jemi në luftë! Mbyllen disko e palestra, distancë 2 metër në lokale! Ftesë Metës e Bashës: Bashkojmë ekspertët (VIDEO)


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?