VIDEO/ Ndalohen 12 tifozë nga Kosova, me makina drejt Tiranës plot me kapsolla, tymuese e flakadanë

12 Tetor 2023, 14:58| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 02:09

  • Share

Janë 12 tifozë  të ardhur nga Kosova që u shoqëruan në polici, pasi nga kontrollet në pikën kufitare të Morinës, iu zbuluan se kishin me vete sende të ndaluara, që do i përdornin në stadium gjatë ndeshjes Shqipëri - Çeki.

Policia ka shtuar kontrollet në pikën kufitare të Morinës ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësise publike, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri - Çeki.

Tifozët lëviznin në mënyrë të organizuar me 2 automjete dhe tentuan të futnin në vendin tonë, lëndë piroteknike dhe mjete prerëse, me qëllim përdorimin gjatë ndeshjes Shqipëri - Çeki

Në makinat e tyre u gjetën 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 thika

Policia ushtroi kontrolle të imtësishme në automjetin tip "Volkswagen", me drejtues E. A., 22 vjeç, banues në Preshevë, dhe automjetin tip "BMË", me drejtues shtetasin F. Ç., 30 vjeç, banues në Kosovë.

"Gjatë kontrolleve në këto automjete, ku ishin dhe 10 pasagjerë në total, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 mjete prerëse (thika), të cilat dyshohet se do të përdoreshin në stadium, gjatë ndeshjes së futbollit që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme. 12 shtetasit u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, me qëllim kryerjen e hetimeve dhe veprimeve procedurale të mëtejshme për posedimin e kundërligjshëm të këtyre sendeve" informoi sot policia e Kukësit. 

1697115580_orin.PNG

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?