Foto ilustruese

Qeset njëpërdorimshme, Rama: Asnjë tolerim kujt shkel ligjin! Task-forca vazhdon punën në terren për shkeljet

31 Maj 2023, 21:32| Përditesimi: 31 Maj 2023, 23:04

  • Share

Kryeministri Edi Rama thotë se vijojnë kontrollet në terren për të goditur rastet e prodhimit, importimit dhe tregtimit të qeseve njëpërdorimshme.

Në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se “asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshme, tashmë kategorikisht të ndaluara.

‘Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara! Pas një fushate shembullore të informimit publik dhe ndërgjegjësimit të shumicës prej qytetarëve mbi rëndësinë e jashtëzakonshme të reduktimit të plastikës, TASK FORCA vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit!’- shkruan Rama.

Vendimi për të hequr nga tregu qeset njëpërdorimshme, hyri në fuqi më 1 qershor të vitit të kaluar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lol: 01/06/2023 09:56

    Te doli gjumi, per qeset as e qeth kush.

    Përgjigju
  • Prezerv @tivi: 01/06/2023 09:52

    Po me qeset shumë përdorimshe që përdoren vetëm një herë si i bëhet?

    Përgjigju
  • Pavel Mihajli: 01/06/2023 08:47

    Mbeshtes eliminimin e qeseve te papershtateshme por per ne pensionistet problemi eshte cfare do fusim Brenda ne qese ,me leket qe marrim!

    Përgjigju
  • ana: 31/05/2023 22:05

    Çdo task force eshte ne terren per te mbledhur leke e per te vene gjoba. Nuk e ka njeri mendjen te bej punen e shtetit, por e kane mendjen sa zgjohen ne mengjes sesa leke do bejne gjate dites dhe te nesermen ndodh e njejta gje. Dil vete ne terren o Rame dhe shikoje vete se cfare ndodh me keto task forcat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?