Edvin Kulluri

Ndalimi i mbledhjeve partiake dhe tubimeve, Kulluri ironizon Bashën: Atë s'e cënon urdhri i qeverisë, ka 3 vjet që nuk mbledh dot më shumë se 10 vet në PD

17 Nëntor 2020, 20:25| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 15:14

  • Share

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri ka ironizuar kreun demokrat Lulzim Basha, pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve sot ka publikuar masa shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri, dhe një nga këto rregulla ishte dhe ndalimi i mbledhjeve partike dhe i tubimeve.

Kulluri shkruan se Basha nuk  cënohet nga urdhri i ri  i qeverisë pasi në 3 vjet nuk mbledh dot më shumë se 10 vetë në PD.

"Basha nuk cenohet nga urdhri i ri i qeverise per ndalimin e mbledhjeve politike! Ai ka 3 vjet qe nuk mbledh dot me shume se 10 vet ne PD", shton ai.

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 18/11/2020 12:08

    E kabim . Basha mbledh 10 veta plus ket temin bejne 11 veta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?