Pajisjet e sekuestruara nga Policia e Kosovës

Ndalimi i kriptovalutave nga kriza energjitike, policia sekuestron 16 kartela grafike dhe 3 aparate në Fushë-Kosovë

14 Janar 2022, 00:14| Përditesimi: 14 Janar 2022, 00:17

  • Share

Kriza energjitike si pasojë e rritjeve të çmimeve globale kanë detyruar Kosovën të ndalojnë përdorimin e kriptomonedhave. Njoftimin e dha Ministrja e Ekonomisë, Rizvanolli një javë më parë në Facebook ku tha se qeveria kishte vendosur të ndalonte të ashtuquajturin minierë të kriptove për të zbutur efektet e krizës globale të energjisë.

Mbrëmjen e sotme Policia e Kosovës sekuestroi 16 kartela grafike dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave. Aksioni sipas njoftimit, është zhvilluar në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Fushë-Kosovë ku janë gjetur dhe janë sekuestruar këto pajisje. Policia shtoi se kjo çështje do t’i kalojë Doganës së Kosovës,

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen 16 kartela grafike dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Me datë 13.01.2022, njësitet policore të Fushë Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në rrugën “Fahri Fazliu” në Fushë Kosovë, kanë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 16 kartela grafike.

Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?