Eugen Egro

Ndahet nga jeta ushtaraku shqiptar, pjesë e Forcave Detare

14 Korrik 2023, 16:55| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 17:02

  • Share

Ushtaraku i Forcave Detare shqiptare, Eugen Egro, është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta këtë të premte.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Peleshi në reagimin e tij thotë se ndarja e parakohshme nga jeta e kapter Egro ka shkaktuar trishtim jo vetëm për familjarët por për të gjithë Forcat e Armatosura shqiptare.

‘Trishtim për largimin para kohe nga jeta të kapter Eugen Egro, një prej pjesëtarëve të Forcës Detare! Ngushëllime familjarëve e kolegëve për humbjen e të dashurit, bashkëpunëtorit, e një efektivi me ambicie e disiplinë!’- shkruan ministri Niko Peleshi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?