Sotiraq Xega

Kultura

Ndahet nga jeta Sotiraq Xega, një prej piktorëve më të mirë të peizazhit

30 Nëntor 2021, 10:14| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 10:39

  • Share

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega, njw prej piktorëve më të mirë të peizazhit. Sotiraq Xega ka me shume se 35 ekspozita vetjake dhe pjesa më e madhe e punimeve të tij janë në gjininë e peizazhit. Me qindra janë imazhet e tyre, që piktori i ka hedhur përgjatë jetës së tij mbi telajo.

Sotiraq Xega është një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës. Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar.

Sotiraq Xega, nga Drenova, kohët e fundit ekspozitat e tij i ka çelur në natyrë pasi ja kishin ndaluar të bënte një gjë të tillë në mjedise ku ekspozonin dhe piktorë të tjerë. Ekspozita e fundit e Xeges ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik.

Përpos ekspozitave të shumta që e kanë bërë Xegën një prej mjeshtërve të peizazhit, emri i tij lidhet edhe me piktura të vjedhura të piktorit të madh Vangjush Mio,piktura që u zhduken nga galeria e arteve të Korçës.

Komento

Komente

  • Rafaela xega cani: 01/12/2021 16:37

    Ne rradhe te pare ju falenderoj qe keni shkruajtur per Xegen dhe vleresuar artin e tij por sot nuk kishte pse permendej vjedhja e pikturave te Mios,perderisa e keni bere kete lidhje besoj e dini qe ai doli i pafajshem,dhe vjedhja e pikturave edhe sot ka ngelur enigme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?