Shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku

Kronikë

Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku, humb betejën me sëmundjen e rëndë

22 Korrik 2021, 20:28| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 20:30

  • Share

U nda nga jeta mbrëmjen e sotme, në moshën 66 vjeçare, shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku. Isaku humbu jetën si pasojë e një sëmundje të pashërueshme, prej së cilës vuajti për shumë kohë.

E lindur ne Bilisht, ku kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinise së hershme , Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku,​ ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë. Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike.​ Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Kontributet intelektuale të Vera Isakut përfshijnë një numër të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj. Ajo është autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika. Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015.

Në përmbushje të dëshirës së saj, ceremonia e përcjelljes do të jetë private me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.

Ora 23:01
Ndarja nga jeta e gazetares Vera Isaku, reagon Meta: Personalitet i respektuar i gazetarisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pak minuta më parë në lidhje me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gazetares dhe shkrimtares, Vera Isaku.  Presidenti i Republikës Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të intelektuales dhe gazetares, ndërsa vlerëson veprat e saj dhe kontributin në kulturën shqiptare.

 “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të intelektuales aktive, Vera Isaku. Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, autore e një sërë veprash të vlerësuara, qytetare dhe familjare model, kontributi i saj për kulturën, progresin dhe emancipimin shoqëror e ka merituar nderimin dhe respektin e mbarë opinionit. Duke ndarë dhembjen me familjen Isaku, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera. Të prehet në paqe”, shkruan Meta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?