Ndahet nga jeta regjizori i filmit
“Pretty Woman” Garry Marshall

20 Korrik 2016, 19:10| Përditesimi:

  • Share
Garry Marshall regjizori i filmit “Pretty Woman” është ndarë nga jeta në 81-vjeçare. Marshall ka ndërruar gjatë ditës së sotme në Burbank të Kalifornisë, pas disa komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga pneumonia.

Karrierën në ekranin Garry e nisi fillimisht si skenarist, për t’u kaluar më pas tek realizimi i disa serialeve të viteve 1970, të cilat i siguruan të realizonte më pas gilma si “Pretty Woman” dhe “The Princess Diaries”.

“Garry ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe ndihem i bekuar që e kam njohur dhe kam punuar me të në karrierën time”, shkruan Richard Gere në profilin e i tij në Instagram. Fimi “Pretty Woman” grumbulloi 463 milionë dollarë në mbarë botën, një shifër rekord për ato vite dhe Roberts u nominua për Oscar si aktorja më e mirë.

Redaksia Online 
(xh.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?