Ndahet nga jeta Presidenti i PE, Rama: La boshllëk te kushdo që e njihte, ishte avokat i zjarrtë i Shqipërisë

11 Janar 2022, 08:53| Përditesimi: 11 Janar 2022, 08:55

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimin për ndarjen nga jeta e presidentit të PE-së, David Sassoli. Rama tha se ai ishte një avokat i zjarrtë të Shqipërisë dhe politikan i respektuar.

“Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte. Addio caro David, riposa in pace”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë Presidenti i PE, David Sassoli! Rama: Avokat i zjarrtë i Shqipërisë! Meta: Mbështetës i integrimit! Basha: Mik i shqiptarëve! Delegacion i BE në Shqipëri: Evropian i madh


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?