Haki Agalliu

I infektuar me COVID, ndahet nga jeta peshëngritësi dhe ish-trajneri Haki Agalliu! Meta: Emrat e shumë kampionëve lidhen me punën e tij

27 Nëntor 2020, 22:00| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 22:13

  • Share

Ndahet nga jeta Haki Agalliu, peshëngritës dhe ish trajner i ekipit të Partizanit dhe ekipit kombëtar që nga vitet 1960. Agalliu ishte i infektuar me COVID-19 dhe vuante nga shumë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërsa burime për Report Tv thonë se kohët e fundit ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Agalliu është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare duke bërë që sporti dhe peshëngritja shqiptare të humbasë një nga figurat e saj më të shquara.

Agalliu ka kryer edhe detyrën e anëtarit të Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për 8 vjet, nga viti 2004,deri në 2008-ën, gjatë drejtimit të saj nga Presidenti Esat Ademi.  Ademi e propozoi emrin e Agalliut për dekorimin nga Federata Evropiane e Peshëngritjes (EËF), propozim që u miratua në vitin 2008.

Ora 22:04
Ndarja nga jeta e Haki Agalliut, Meta: E trishtë, ngriti peshëngritjen tonë në nivelet më të larta ndërkombëtare

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të peshëngritësit dhe ish trajnerit, Haki Agalliu. Meta shprehet se ai arriti të ngrejë peshëngritjen tonë në nivelet më të larta ndërkombëtare.

"Lajmi për ndarjen nga jeta të Prof.Haki Agalliut, është i dhimbshëm për të gjithë ata, të cilët punuan dhe e njohën nga afër përmbi 6 dekada, në shërbim të sportit dhe peshëngritjes në veçanti. Ai i përket asaj plejade trajnerësh, të cilët e ngritën peshëngritjen tonë në nivelet më të larta ndërkombëtare. Emrat e shumë kampionëve dhe rekordmenëve lidhen edhe me punën e përkushtimin e Tij të admirueshëm, po kështu edhe shumë arritje në kompeticionet ndërkombëtare. Ka qenë kënaqësi dhe privilegj ta njihja, por edhe të mësoja prej urtësisë të Tij. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Agalliu, të gjithë miqve dhe dashamirësve të Tij", tha Meta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?