Kostandin Ropi

Ndahet nga jeta 'Partizani i vogël Velo', Konstandin Ropi

4 Gusht 2020, 15:20| Përditesimi: 4 Gusht 2020, 15:22

  • Share

Kostandin Ropi, heroi i vogël i “Partizani i vogël Velo” është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare. Ai ka lindur në Leshnicë të Vithkuqit në vitin 1930 dhe mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi iu vranë prindërit dhe doli në mal partizan në moshën 12-vjeçare.

Është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re” që u kthye në heroin e filmit “Partizani i vogël Velo”. Pas çlirimit të vendit ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948 dhe më pas ka studiuar në shkollat ushtarake në Bashkimin Sovjetik.

Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës për shumë vite. Ropi pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë.

Komento

Komente

  • Edi: 06/08/2020 15:34

    I qofte dheu i lehte, e falenderoj per cfare ka bere. Hero !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?