Mjeku Ali Kuqo

Ndahet nga jeta mjeku i njohur neurolog, Ali Kuqo

16 Shkurt 2021, 17:36| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 17:44

  • Share

Një tjetër mjek ka ndërruar jetën ditën e sotme. Bëhet me dije se është ndarë nga jeta mjeku neurolog Ali Kuqo.

Kuqo u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare dhe është ishte një nga neurologët më të mirënjohur shqiptarë, nga Tirana.

Largimi i tij nga jeta la pas shumë dhimbje te familjarët dhe gjithë të dashurit dhe tek ata që e kanë njohur. Mësohet se Ali Kuqo është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije edhe Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.

'Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Ali Kuqo, mjek i njohur Neurolog ne Tirane. Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij.I paharuar qofte kujtimi i Tij!'- shkruhet në postimin e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?