Aktori Haki Spaho

Kronikë

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare aktori sarandiot i humorit, Haki Spaho

26 Korrik 2021, 19:54| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 20:04

  • Share

SARANDË- Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare aktori i Teatrit të Kukullave në Sarandë, Haki Spaho, me afër 40 vjet karrierë.

Aktori ka ndërruar jetë si pasojë e një ishemie cerebrale. Haki Spaho ishte një prej ikonave të humorit sarandiot, i njohur për mimikën e veçantë, artikulimin ngacmues dhe lojën krejt të natyrshme.

Ai bënte një jetë të thjeshtë qytetare, i apasionuar dhe pas peshkimit, duke përcjellë në publik rrezatimin e një njeriu me sens artistik edhe në sferën e marrëdhënieve shoqërore. Saranda dhe jo vetëm do ta kujtojnë përherë me respekt aktorin e humorit, Haki Spaho.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?