Kay Bernstein

Ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare presidenti i Hertha Berlin

16 Janar, 16:03| Përditesimi: 16 Janar, 16:04

  • Share

BERLIN - Presidenti i Hertha Berlin, Kay Bernstein një ish-tifoz ultra i cili çuditërisht mori presidencën në vitin 2022, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare, tha klubi në një deklaratë të martën.

Bernstein ishte një përkrahës i ekipit dhe ultras, teksa fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale (e para për klubet e Bundesligës) u përshëndet në të gjithë Gjermaninë si një fitore për tifozët kundër komercializimit të sportit.

"Hertha BSC po mban zi për vdekjen e Kay Bernstein. Klubi mori lajmin e tmerrshëm të martën se presidenti Kay Bernstein ka ndërruar jetë papritur në moshën 43-vjeçare", shkruan klubi gjerman.

"I gjithë klubi, organet e tij drejtuese dhe anëtarët e stafit janë të shokuar dhe të pikëlluar thellësisht nga lajmi. E gjithë familja Hertha po mban zi për vdekjen e Kay dhe po mendon për familjen dhe miqtë e tij", thuhet në njoftim.

Hertha, e cila ra nga Bundesliga sezonin e kaluar, është e shtata në renditje në Bundesliga 2.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?