Ndahet nga jeta në moshë të re sipërmarrësi i njohur shqiptar, Dritan Mezini! Themeluesi i portalit duapunë.com

12 Janar, 12:06| Përditesimi: 12 Janar, 16:35

  • Share

Dritan Mezini, sipërmarrës në fushën e teknologjisë së informacionit, ndërroi jetë më mënyrë të beftë, pas një ataku kardiak në moshën 52-vjeçare. Deri pak orë para se zemra t’i pushonte së rrahuri, ai ishte mjaft aktiv dhe dalja e fundit publike ishte mbrëmjen e së enjtes në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Dhimbja që Tani la pas është e papërshkrueshme nga familja kolegët e miqtë.

Me një përvojë të pasur mbi 3 dekada, Dritan Mezini solli ekspertizë të plotë në fushën e sipërmarrjes, transformimit dixhital, të tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve, si dhe të burimeve njerëzore. Konsultonte sektorin privat dhe publik, ishte drejtues i shoqatës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, themelues i një startup-i, siç është portali duapune.com.

Po ashtu, ai ishte anëtar i disa grupeve të punës pranë Bashkimit Europian për teknologji moderne. Me aftësitë e tij ai frymëzoi shumë të rinj dhe profesionistë të tjerë.

Dhimbje për humbjen e tij shprehu kryeministri Edi Rama, i cili shkruajti se e ka të vështirë ta besojë se njeriu me të cilin dje ishte në një tryezë të përbashkët nuk jeton më. Reagime pati edhe nga kryebashkiaku Veliaj, bashkëpunëtorë e miq të tij.

‘Trishtues lajmi i largimit të hershëm të Dritan Mezinit.  Një baba e bashkëshort shembullor, qytetar dhe profesionist i papërsëritshëm, që e donte inovacionin, mjedisin dhe njerëzit.  Ngushëllime familjes!’- shkruan Veliaj.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme.

‘Komiteti Olimpik ka humbur një mik, mentor, koleg dhe një mbështetës të madh të sportit. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të gjithë miqve të Tanit. Lamtumirë Tani, u prehsh në paqe!’- njofton KOKSH.

Ndërsa në portalin që vetë themeloi, “Duapune.com” njoftohet se homazhet do të kryhen të shtunën dhe se 'Tani do t’u mungojë kujtdo që pati fatin ta njohë'.

52-vjeçari fillimisht ishte diplomuar në degën e informatikës në Universitetin e Tiranës, ndërsa më pas kishte kryer edhe dy master në Amerikë në Administrim Biznesi dhe Menaxhim të Projekteve.

Ora 13:15
Ndarja nga jeta e biznesmenit të njohur, Rama: Dje ishim në të njëjtën tryezë! Keqardhje e madhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta parakohe të Dritan Mezinit, këshilltar i Fidel Yllit në Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Mezini, i cili u nda nga jeta sot si pasojë e një arresti kardiak, ishte një ditë më parë në një aktivitet ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

‘Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumë respektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës. Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe.’- shkruan Rama.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 12/01/2024 18:11

    sa i ri...duhen bere ekzamimimet e zemres cdo 1 vit,,pas te 50 dhjetave..

    Përgjigju
  • Edi: 12/01/2024 16:14

    ishte nga te paret qe informatizoi bksh bashke me Ilir Beqajn

    Përgjigju
  • Doktori ne Gjermani: 12/01/2024 15:18

    V A K S I N A

    Përgjigju
  • Covidi: 12/01/2024 13:52

    Po tamam vetem vaksinat

    Përgjigju
  • dref: 12/01/2024 12:21

    vaksina?

    Përgjigju
    • Fred: 12/01/2024 14:21

      Zemra, o te mjere komentues.

    • Alban: 12/01/2024 13:36

      Droga?

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?