Mjekja Anisa Dedja

Ndahet nga jeta në moshë shumë të re mjekja onkologe në Durrës, kolegët: Misioni i saj u pre në mes

3 Shkurt 2021, 18:49| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 20:04

  • Share

DURRËS- Një lajm trishtë vjen nga bluzat e bardha. Mjekja onkologe në Durrës, Anisa Dedja është ndarë ditën e sotme nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekut Durrës, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruajnë se mjekja vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me te cilën nuk mundi ta fitonte.

Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

"Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja. Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji. Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja! Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes!

Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte! Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë. I paharruar qoftë kujtimi i saj.", shkruhet në njoftim. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 03/02/2021 21:09

    Lajm i trishte Ngushellime familjes e zoti ju dhente force te perballoni kete dhimbje te madhe. Qofte e xhenetit kjo engjell.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?