Reshit Merlika

Ndahet nga jeta kreu i PD-së në Krujë, Reshit Merlika, Basha: Spikati me integritetin, qëndresën e dhembshurinë e tij

21 Qershor 2020, 21:06| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 21:09

  • Share

Sot u nda nga jeta Reshit Merlika, kryetari i Degës së Partisë Demokratike Krujë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka shprehur mesazh ngushëllues për ndarjen e parakohshme nga jeta të kryetarit të degës së PD, Krujë.

Ai e quajti Merlikën pinjoll i një prej familjeve më të shquara të Krujës, i cili spikati me integritetin, qëndresën dhe dhembshurinë e tij për Krujën dhe bashkqytetarët e tij.

"Sot u nda nga jeta Reshit Merlika, kryetari i Degës së Partisë Demokratike Krujë. Mendimet dhe lutjet e mija dhe të familjes time si dhe të mbarë demokratëve shkojnë tek bashkëshortja e tij Majlinda dhe dy djemtë e tij Arbisi dhe Eraldi si dhe tek nëna e tij znj. Shpëtime dhe vëllezërit e të afërmit, për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të shtrenjtë. Pinjoll i një prej familjeve më të shquara të Krujës, Reshit Merlika spikati me integritetin, qëndresën dhe dhembshurinë e tij për Krujën dhe bashkqytetarët e tij. Si pas tërmetit të 26 Nëntorit ashtu edhe gjatë pandemisë ai ishte ditë e natë pranë njerëzve në nevojë, duke mobilizuar ndihma, fashitur plagët e dhimbjeve dhe dhënë forcë e kurajo atyre që kishin humbur gjithçka. Partia Demokratike humbi sot një nga drejtuesit e saj më të përkushtuar dhe unë një bashkëpunëtor të vyer. U prehtë në paqe!", ka shkruar Basha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?