Evans Rama

Ndahet nga jeta këngëtari Evans Rama, vuante nga një sëmundje e rëndë

20 Prill 2023, 10:45| Përditesimi: 20 Prill 2023, 10:46

  • Share

Këngëtari Evans Rama është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare. Evans Rama humbi jetën pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Ai do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Evans Rama ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme kombëtare e në disa Festivaleve Kombëtare. Ai e ka filluar veprimtarinë si këngëtar që në fëmijëri, por u bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në vitin 2005, në “Top Fest 2” me këngën “Cast Dobesie (Është Vone)”. Evansi lindi në Tiranë më 17 shkurt 1973.

Festivalet ku ka marrë pjesë

Në Shtator 2006,  pjesëmarrës në Mikrofoni i Artë 2006 me këngën “Dashuria Nuk Është Ëndërr”.

Në Nëntor 2006,në Kënga Magjike 2006 me këngën “U Ktheva”.

Në Dhjetor 2006,në Festivali i 45-të në RTSH me këngën “Nata E Fundit”.

Në Shtator 2007, në Mikrofoni i Artë 2007 me këngën “Dua Te Ndryshoj”.

Në Dhjetor 2007, në Festivali i 46-të në RTSH me këngën “Drita E Hënës”.

Në Dhjetor 2010, Festivali i 49-të në RTSH me këngën “Sonte”.

Në Qershor 2011, në Top Fest 8 me këngën “Ndoshta Kemi Për Te Thënë”.

Në Dhjetor 2011, në Festivali i 50-të në RTSH me këngën “Ti Nuk Mundesh”.

Në Dhjetor 2015,  në Festivali i 54-të në RTSH me këngën “Flakë”.

Në Dhjetor 2017, në Festivali i 56-të në RTSH me këngën “Gjurmët”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Black Jack: 23/04/2023 12:52

    RIP ???? super talent me muziken qe performonte, Rrokist bashkekohor , shume keq ndarja nga jeta para kohe . Humbi nje talent I Muzikes Rrock ut Shqiptar ????????

    Përgjigju
  • Astriti: 20/04/2023 13:27

    Ka kenduar mjeshterisht edhe Himnin e Dinamos. Ngushellime familjareve, miqve, dinamoviteve.

    Përgjigju
  • Ermal: 20/04/2023 12:28

    Unë e kujtoj Evansin si këngëtari që këndoi hymnin e Dinamos. Ngushëllime familjes e të afërmve, i qoftë dheu i lehtë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?