Kosta Barka

Ndahet nga jeta ish-ministri i PD-së Kosta Barka

8 Mars, 10:59| Përditesimi: 8 Mars, 11:50

  • Share

Ish-ministri në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike Kosta Barka është ndarë nga jeta. Lajmin e kanë bërë të ditur kolegët e tij në rrjetet sociale, ku shprehin ngushëllimet për ish-deputetin e PD-së Tritan Sheu.

Barka ka mbajtur postin e ministrit të Punëve të Çështjeve Sociale gjatë qeverisë Berisha në vitet 2005-2008. 

‘Kosta Barka nuk është me midis nesh! Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta. Humbem nje mik te pa zevendesueshem. Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle! Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme. Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv. Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra… E humbi PD e gjitha. E humbem te gjithe! Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, te afermve e komunitetit te tij, te gjitheve! Ta kujtojme gjithmone ashtu si ishte!’- shkruan Tritan Shehu.

Mësohet se Barka ka humbur jetën nga një sëmundje autoimmune. Kosta Barka ka qenë deputet i PD-së në dy legjislatura dhe ka përfaqësuar zonën e minoritetit grek të Dropullit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?