Tomor Malasi

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Tiranës, Tomor Malasi! Karriera në PD nga posti i nënkryetarit të Kuvendit, te rreshtimi kundër Berishës për 1997

9 Korrik 2023, 20:20| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 20:49

  • Share

Tomor Malasi, ish kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ish-nënkryetar i Kuvendit në vitet 1992-1996, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Malasi ka qenë një nga themeluesit e PD-së dhe një figurë e rëndësishme e kësaj partie. Prej vitesh ai nuk ishte më një figurë politike. Ai ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Largimi i tij nga PD i përket zhvillimeve të vitit ’97-të, pasi Tomor Malasi u rreshtua në grupin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të PD-së të cilët kërkonin që kjo forcë politike dhe Berisha të mbanin përgjegjësi për fajdet që shkaktuan trazirat e atij viti. Më saktë, ishte te “karrigethyesit”, siç i etiketonte Berisha.

Ai u emërua kryetar i Bashkisë së Tiranës pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1991 nga Partia Demokratike, post të cilin e mbajti për një vit.

Pas rrëzimit të diktaturës komuniste në dhjetor të vitit 1990, u zhvilluan zgjedhjet e  para pluraliste më 31 mars të vitit 1991. Kuvendi i parë pluralist  i dalë nga këto zgjedhje, vendosi në shtator të po atij viti, që kryetari  i bashkisë së qytetit të caktohej nga partia që kishte fituar shumicën e mandateve të deputetëve në secilin qytet.

Partia Demokratike fitoi shumicën e mandateve të deputetëve në qytetet kryesore të Shqipërisë. Tirana ishte qyteti ku PD arriti fitoren më të thellë në këto zgjedhje.

Bazuar në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, kryetar  i bashkisë së Tiranës u caktua nga PD, zoti Tomor Malasi.

Në vitin 1992, kur u ribënë zgjedhjet e përgjithshme, Malasi la Bashkinë për të marrë mandatin e  deputetit, deri në vitin 1996.

Gjatë këtyre katër viteve ai ishte edhe nënkryetar i Kuvendit ku shumica i përkiste Partisë Demokratike.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 11/07/2023 10:05

    QOFTE I XHEHNETIT...PASKA QENE NJERI I NDERSHEM DHE TRIM QE PASKA DALE KUNDER BANDITIT berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?