Kristaq Ngjela

Kronikë

Ndahet nga jeta ish-anëtari i Gjykatës së Lartë

28 Shtator 2021, 22:51| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 22:53

  • Share

TIRANË- Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Kristaq Ngjela është ndarë nga jeta. Ngjela ka ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë për 7 vite , përkatësisht në vitet 2000-2007.

Humbjen e jetës së Kristaq Ngjelës, e konfirmoi vetë Gjykata e Lartë përmes një njoftimi në ‘Facebook’. Teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve, Gjykata e Lartë thekson se Ngjela ka dhënë kontribut të rëndësishëm sistemin e drejtësisë ndër vite, si në gjyqësor dhe prokurori.

“Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të ish anëtarit të kësaj gjykate Z. Kristaq Ngjela. Z. Ngjela ka ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë në vitet 2000-2007. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë ndër vite, si në gjyqësor dhe prokurori.

Ndarja nga jeta e Z. Ngjela ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq, në Gjykatën e Lartë, si edhe në komunitetin e juristëve. I shprehim ngushëllimet tona familjarëve dhe njerëzve të afërt për ndarjen e tij nga jeta”, thuhet në reagim.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?