Spiro Konduri

Ndahet nga jeta inxhinieri dhe zëri i filmit shqiptar, Spiro Konduri

16 Mars, 17:43| Përditesimi: 17 Mars, 11:11

  • Share

Spiro Konduri, inxhinier dhe operator zëri në shumë filma shqiptarë të Kinostudios, ka ndërruar jetë ditën e sotme (16 Mars 2024). 

Ishte djali i  të ndjerit, i cili bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Të dashur miq, shokë e kolege! I shtrenjti babai im Spiro Konduri nderroi jetë. Për varrimin dhe vendin e pritjes së vizitave do t’ju njoftojmë përsëri.”

Spiro Konduri lindi në Durrës më 20 qershor 1941, ku kreu edhe shkollën e mesme. Ne vitin 1964 mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Tiranës si inxhinier elektronik. Punoi deri ne vitin 1969 si inxhinier ne Radiostacionin e Shijakut dhe po në këtë kohë u transferua në Radio-Tirana vendi ku punon deri në vitin 1975.

Në Kinostudio filloi të punojë si operator zëri në filmin dokumentare. Filmi i tij i parë ishte “Arbëreshet” , i cili u nderua me çmim për kolonën zanore. Paralelisht merrej me regjistrimi e zërit edhe në disa filma vizatimore. Filmi i parë artistike ku regjistroi kolonën zanore ishte “Gjeneral gramafoni” – 1978. Deri në vitin 1991 realizoi rreth 20 filma te tjerë artistike, përveç filmave dokumentare dhe vizatimore.

Për filmin vizatimore “Peshorja” është nderuar me çmim. Ndër filmat artistike bëjnë pjesë: “Në shtëpinë tonë” – 1979; “Qortimet e vjeshtës” – 1981; “Në çdo stine” – 1981 (nderuar me çmim); “Vendimi” – 1984; “Dhe vjen një ditë” – 1986; “Përralle nga e kaluara” – 1987; “Vrasje në gjueti” – 1987; “Kthimi i ushtrisë së vdekur” – 1989;

Në vitin 1991, kaloi përsëri si inxhinier dhe ne v. 1992 ishte kryeinxhinier në Radio-Tirana.

Konduri, njohës i thellë fizikës akustike, konsiderohet një nga pionerët e Radio Tiranës ku kontriboi për vite me radhë, në modernizimin e saj veçmas në sektorin e regjistrimit

Filmi i tij i fundit ishte dokumentari “Bora që bie në det” realizuar në vitin 1999.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?