Bernd Hölzenbein dhe ish-futbollisti duke fituar penallti

Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974

16 Prill, 19:45| Përditesimi: 16 Prill, 19:47

  • Share

FRANKFURT, Gjermani - Bernd Hölzenbein, i cili fitoi një penallti vendimtare në fitoren e Gjermanisë Perëndimore ndaj Holandës në finalen e Kupës së Botës 1974, ka ndërruar jetë dje në moshën 78-vjeçare.

Ish-klubi i Hölzenbein, Eintracht Frankfurt tha në një deklaratë se ai vdiq të hënën ndërsa ishte me familjen e tij, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Një nga më të mëdhenjtë që kemi pasur ndonjëherë”, shkroi klubi në rrjetet sociale. Hölzenbein luajti 40 ndeshje për Gjermaninë Perëndimore, por është më i njohur për rolin e tij në përmbysjen 2-1 ndaj Holandës për të fituar Kupën e Botës në vitin 1974.

Duke luajtur në Mynih, gjermanët kishin pësuar gol pas një penalltie të shpejtë nga mesfushori holandez Johan Neeskens. Hölzenbein ndihmoi që skuadra e tij të kthehej në lojë kur ai dribloi mbrojtësit në zonën e mbushur me lojtarët holandez dhe u rrëzua nga një goditje e rëndë nga Uim Jansen. Paul Breitner e shndërroi penalltinë për të barazuar rezultatin në 1-1.

Gjermania Perëndimore ai doli të fitonte falë golit të Gerd Muller. Hölzenbein vazhdoi të luante një tjetër finale të madhe me Gjermaninë Perëndimore në Kampionatin Evropian të 1976, ku shënoi në finale kundër Çekosllovakisë për të barazuar rezultatin në 2-2 përpara se skuadra e tij të humbiste me penallti.

Hölzenbein kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në klub me Frankfurt, duke fituar Kupën UEFA në 1980 dhe Kupën e Gjermanisë tre herë. Pas daljes në pension ai shërbeu si zëvendëspresident i Frankfurtit dhe punoi për ekipin si skaut.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?