I ati Sulejman Bushati dhe Ditmir Bushati

Ndahet nga jeta babai i Ditmir Bushatit, vuante nga një sëmundje e rëndë

9 Gusht 2020, 21:03| Përditesimi: 9 Gusht 2020, 21:05

  • Share

Ndahet nga jeta babai i ish ministrit të Jashtme, Ditmir Bushati. Lajmi është konfirmuar nga vetë Bushti përmes një statusi në facebook, i cili shkruan se ai ka ndërrua jetë në Boston nga një sëmundje e rëndë.

"Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën. E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën. Prehu në paqe i shtrenjti ynë", shkruan Bushati.

Sulejman Bushati, ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë. Më pas ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, ndërsa ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?