Luan Starova

Ndahet nga jeta akademiku dhe shkrimtari Luan Starova

24 Shkurt 2022, 19:07| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 19:22

  • Share

Shuhet në moshën 80-vjeçare shkrimtari i shumëgjuhësisë, Luan Starova.  Akademik, shkrimtar e gazetar Starova e ndërtoi emrin e tij si krijues në Paris, ku është vlerësuar edhe me çmimin e lartë  “Margaret Yourcenar”.

I shpërngulur që në moshën 2-vjeçare në Maqedoninë e Veriut, ku jetoi deri në vitet e fundit, ai u shkollua në gjuhën maqedonase. U diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Fakultetin Filologjik në Shkup, ku do të punonte si pedagog i kësaj lënde. Doktoraturën do ta mbronte në Zagreb, dhe ndërtimin e saj do ta mbështeste edhe në lidhjet profesionale e miqësore që kishte me Apolinierin.

Starova konsiderohet nga studiuesit, si një nga njohësit më të mirë të veprës së Faik Konicës.

Ai botoi mbi 20 romane të rishkruar në shqip, të cilat i konsideronte si pasurinë e tij më të madhe, e si një mënyrë për tu kthyer në atdheun e tij.

Ora 19:20
Ndahet nga jeta shkrimtari Luan Starova, përlot e bija: Na lë pa fjalë o babi

Ndarja nga jeta e shkrimtarit Luan Starova ka shkaktuar pikëllim dhe dhimbje te familjarët dhe miqtë. E bija e shkrimtarit, Blerina Starova Zllatku ka përlotur me postimin e saj, dhimbja e të cilës nuk përshkruhet me fjalë.

"Na le pa fjalë dhe me kujtime të paharrueshme babi. Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot ndërroi jetë gjyshi, bashkëshorti dhe babai ynë Luan Starova. Varrimi do të jetë nesër më 25. 02.2022 në varrezat në Butel, ndërsa falja në Xhaminë e Çairit në Namazin e Xhumase ", shkruan e bija.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?