Tatjana Patitz

Ndahet jetë në moshën 56-vjeçare modelja më e famshme e viteve ’90, kryesonte kopertinat dhe pasaralet ndërkombëtare

11 Janar 2023, 22:17| Përditesimi: 11 Janar 2023, 22:20

  • Share

Tatjana Patitz, modelja më e famshme e viteve ’80 dhe ’90, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Lajmin për vdekjen e supermodeles së njohur të Vogue e ka bërë të ditur agjenti i saj, por nuk është bërë ende i ditur shkaku i vdekjes.

Ajo ka qenë pjesë e videoklipit “Freedom” të George Michael, së bashku me Cindy Crawford, Linda Evangelista dhe Christy Turlington.

“Ajo ishte më e “padukshme” sesa koleget e saj, më misterioze, më e pjekur, dhe kjo gjë e bënte më tërheqëse”, tha Anna Wintour, kryeredaktorja e Vogue.

Tatjana Patitz lindi në Hamburg dhe hapat e parë në modeling ajo i hodhi në moshën 17-vjeçare, ndërsa në vitin 1983 mori pjesë në “Elite Model Contest” në Stokholm. Ajo u rendit e treta, me çmimin që ishte një udhëtim në Paris dhe një kontratë me kohë të kufizuar.

Më vonë gjatë karrierës së saj, ajo punoi me shtëpi të mëdha të modës si Versace dhe Chanel, ndërsa bashkëpunoi edhe me Vogue, duke pozuar në disa prej kopertinave më të famshme të revistës.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?