Ndahen çmimet letrare
“Pena e argjendtë”

10 Dhjetor 2013, 09:38| Përditesimi:

  • Share
TIRANE-Ministria e Kulturës ka ndarë dje çmimet “Pena e argjendtë” në letërsi. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e ka cilësuar si një pune që duhet kryer, pasi është lënë në mes nga ministri paraardhës. 

Ministrja, Mirela Koumbaro duke përmendur se tradita e këtyre çmimeve që në fillim të viteve ‘90 nxiti krijimtarinë e autoreve dhe përkthyesve, paralajmëroi se çmimet në 2014-n do të jenë ndryshe, dhe do të ketë vetëm një çmim për letërsinë. 

Pena e Argjendtë për tregimin iu dha Ardian Christian Kyçykut .Poeti Rudolf Marko nderohet me “Pendën e Argjendë” në poezi. “Penda e Argjende” për gjininë e romanit shkon për Ylljet Aliçkën. 

Çmimi i kritikës për librin “Don Kishoti shqiptar” i jepet Ali Aliut.  Përkthimi me i mirë Parid Teferiçit. Dhe Penda e argjendë për ese merret nga Uran Butka me veprën “Kristo Kerka. “Çmimi i Gazetarisë Kulturore, Teodor Keko” u nda mes dy gazetareve Aida Tuci e Alma Mile.


Redaksia Online
(dh.h/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?