Fero dhe Arbenita

Ndahen Arbenita dhe Fero! 'Krizë' në çift pas mesazhit që modelja mori nga futbollisti i njohur brazilian?

29 Nëntor 2022, 16:04| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 16:08

  • Share

Arbenita dhe Fero duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Ndonëse janë prindër të një fëmije, kanë vendosur që të ecin në rrugë të ndara. Pas kësaj, Arbenita ka treguar se një futbollist i njohur i ka shkruar një mesazh në Instagram.

Neymar i ka dërguar Arbenitës një fytyrë me zemra (emoji), më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes. Në foton e publikuar në Tik Tok, modelja tregon nuk i ka kthyer mesazhin futbollistit.

Kjo erdhi pasi Arbenita bëri video me trendin ‘For your Page’. Megjithatë pasi tregoi se ka marrë mesazh nga Neymar, fshiu videon nga profili i Tik Tok.

Nuk dihet cila është arsyeja e ndarjes me Feron, por nuk ndiqen më në rrjete sociale.

Postimi i Arbenitës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?