Ndërtohet mini qyteti për testimin
e makinave me pilotë automatikë

13 Korrik 2016, 22:20| Përditesimi:

  • Share
Universiteti i Miçiganit në Amerikë ka ndërtuar një mini qytet për të testuar makinat me pilotë automatikë, pa rrezikuar se mos dëmtojnë njerëz rrotull.

Bëhet fjalë për MCity, ku makinat presin të ndizet drita jeshile në semafor, kamionët ndalojnë para dyqaneve, por në rrugët e këtij qyteti nuk ka njerëz fare.

Për t'i bërë provat sa më të sakta, universiteti i Miçiganit ka ndërtuar një bllok të tërë me rrugë, dyqane, banesa, rrethrrotullime, kryqëzime, tabela qarkullimi e madje edhe manekinë që kalojnë vijat e bardha.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?