Fitorja e Pheonix Suns me Nuggets

NBA/ Suns fitore të rëndësishme kundër Nuggets, spikat Kevin Durant

7 Prill 2023, 11:02
  • Share

Kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim të sezonit të rregullt në elitën e basketbollit amerikan NBA. Skuadrat tanimë po luajnë ndeshjet e fundit dhe qëllimi është të sigurojnë një pozitë sa më të mirë në tabelë për të gjetur kundërshtarët që duan në ‘Play-Off’.

Pheonix Suns ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, pasi ka mposhtur Denver Nuggets me katër pikë diferencë 119-115. Ka qenë një ndeshje në baraspeshë, ku fituesi u vendos në fund.

Kevin Durant ishte më i miri në këtë duel me 29 pikë, shtatë kërcime e katër asistime. Me lojë të mirë u dallua edhe Chris Paul që shtoi 25 të tjera, si dhe dyshja Ayton e Booker që realizuan respektivisht 16 dhe 15 pikë. Bruce Broën ishte më efikasi te miqtë me 31 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Në ndeshjet e tjera, Cavaliers mundën Orlando Magic 94-118, teksa Heat fituan me 76ers 101-129. Fitore edhe për Thunders dhe Spurs.

Rezultatet

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?