Nuggets - Lakers

NBA/ Shkëlqejnë Jokic dhe Murray, Denver Nuggets fitojnë finalen e dytë me Lakers

19 Maj 2023, 15:02| Përditesimi: 19 Maj 2023, 15:06

  • Share

NBA ka vijuar me ndeshjen e dytë finale në Konferencën e Perëndimit. Në "Ball Arena", Denver Nuggets ftuan 108 - 103 ndeshjen e dytë kundër Los Angeles Lakers, duke e dërguar në 2-0 serinë e finaleve. Më i miri për Denver ishte Jamal Murray me 37 pikë, 10 kërcime në tabelë dhe 5 asiste. Edhe qendra e ekipit, Nikol Jokic shtoi 23 pikë, teksa siguroi edhe 17 kërcime në tabelë dhe 12 asiste.

Te Lakers shkëlqyen LeBron James dhe Austin Reaves me 22 pikë, ndërsa edhe Rui Hachimura shtoi 21 pikë. Perioda e parë ishe edhe më e balancuara me të dyja skuadrat që u mbrojtën mirë. 27-27 u mbyll perioda e parë, ndërsa në të dytën, janë Lakers që fillojnë të risin më shumë nivelin dhe marrin avantazhin.

Në një moment skuadra e drejtuar nga Darvin Ham e çon deri në +11 avantazhin gjatë periodës së dytë, por Nuggets qëndron në lojë dhe në fund mbyllet me vetëm 5 pikë avantazh të Lakers.

Ne periodën e tretë, sërish ka lojë të balancuar me të dyja skuadrat që i kundërpërgjigjen pothuajse çdo sulmi kundërshtar dhe në fund mbyllet në +3 për miqtë.

Lakers ka shpresë se mund të arrijë një përmbysje të madhe duke parë se dy finalet e radhës do t’i luajë përballë publikut të vet më 21 dhe 23 maj.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?