Philadelphia - New York Knicks

NBA/ New York Knicks dhe Indiana Pacers kalojnë më tej, eliminohen 76ers dhe Bucks

3 Maj, 15:59| Përditesimi: 3 Maj, 16:01

  • Share

Mbrëmja e NBA na ka dhënë gjysmëfinalen e dytë të Konferencës, e cila do të shohë Knicks dhe Pacers të konkurrojnë për një vend në finalen e Lindjes, duke mposhtur Philadelphian me një tjetër performancë ëndrrash nga Jalen Brunson (41 pikë dhe 12 asistime), ndërsa Indiana eliminoi Milwaukeen. Rikthimi i Lillard nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin e tyre të dytë radhazi në raundin e parë. Të dyja seritë e ndeshjeve përfunduan me rezultatin 4-2.

Indiana mundi Milwaukee Bucks me rezultat 120-98 në shtëpi dhe Toppin i udhëhoqi ata drejt fitores me 21 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime, ndërsa MCconnell shtoi 20 pikë me nëntë asistime dhe dy kërcime.

Kalimin në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes e siguroi edhe New York Knicks, pasi triumfuan në udhëtim ndaj Philadelphia 76ers me tri pikë diferencë 115-118 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-2 kaluan më tej.

INDIANA PACERS-MILWAUKEE BUCKS 120-98 (4-2)

PHILADELPHIA 76ERS-NEW YORK KNICKS 115-118 (2-4)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?