Minnesota Timberwolves ka marrë fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore në play-off të NBA, duke mposhtur 80-106 Denver Nuggets.
Anthony Eduards dhe Karl-Anthony Touns shënuan secili nga 27 pikë për t’i dhënë fitoren e dytë dhe epërsinë e madhe 2-0 skuadrës së tyre. Në anën tjetër, Nikola Jokic e mbylli ndeshjen me 16 pikë, 16 kërcime dhe 8 asistime, ndërsa Aaron Gordon shënoi 20 pikë për vendasit, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.
Mbrëmë u zhvillua edhe ndeshja e parë e serisë së raundit të dytë të Konferencës Lindore mes New York Knicks dhe Indiana Pacers, ku vendasit fituan 121-117. New York u drejtua drejt fitores nga ylli i tyre Jalen Brunson me 43 pikë, ndërsa në krahun tjetër më i miri ishte Myles Turner me 23 pikë. Tani Knicks janë në epërsi 1-0 ndaj Pacers.
S.DH/ReportTv.al