Bucks - Lakers

NBA/ Lakers triumfon ndaj Bucks pas shtesës, Golden State fiton në Miami

27 Mars, 14:35| Përditesimi: 27 Mars, 14:38

  • Share

NBA zhvilloi katër ndeshjet e radhës. Te suksesi dolën Lakers, Thunder, Dallas dhe Golden State. Ra në sy se ishin skuadrat udhëtuese që triumfuan.

Lakers mposhtën 128-124 Milwaukee pas dy kohëve shtesë. Një ndeshje spektakolare nga të dyja ekipet, me Lakers që siguruan suksesin e katërt radhazi.

Edhe pse pa LeBron James, ekipi kalifornian bëri një paraqitje të mirë, ku u dallua Davis me 34 pikë e 23 rebound, mbështetur nga Russell dhe Reaves, me nga 29 pikë secili. Antetokounmpo realizoi një “triple double” për Bucks (29 pikë 21 rebound, 11 asist), por që s’mjaftuan.

Befason Golden State, që mundi 113-92 Miamin në shtëpinë e këtyre të fundit. Klay Thompson protagonist për Warriors, autor i 28 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Adebayo për ekipin nga Florida.

Ndeshjet e 27 marsit

MILWAUKEE BUCKS-LOS ANGELES LAKERS 124-128

NEW ORLEANS PELICANS-OKLAHOMA CITY THUNDER 112-119

SACRAMENTO KINGS-DALLAS MAVERICKS 96-132

MIAMI HEAT-GOLDEN STATE WARRIORS 92-113

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?