New York – Detroit

NBA/ Knicks 'tallen' me Pistons, fitojnë Miami dhe Nets! Toronto sukses në Indiana

27 Shkurt, 14:45| Përditesimi: 27 Shkurt, 14:49

  • Share

Nata e NBA në SHBA ka dhuruar spektakël, me elitën e basketbollit botëror që ka parë një betejë deri në sekondat e fundit në New York. Vendasit e Knick triumfuan 113-111 me Detroit Pistons, me Simone Fontechio që ushqeu ëndrrën e miqve për sukses, por në fund dështoi.

Nga ana tjëtër Miami Heat fitoi në udhëtim 110-121 me Sacramento Kings, edhe pse me Jimmy Butlerin të pezulluar. Memphis Grizzlies humbën 86-111 kundër Brooklyn Nets në shtëpi.

Edhe Toronto siguroi një sukses të madh në udhëtim, duke mposhtur 122-130 Indiana Pacers.

NEW YORK KNICKS-DETROIT PISTONS 113-111

Simone Fontechio dhe Detroit Pistons ushqyen ëndrrën për të fituar në 'Madison Square Garden' për gati 48 minuta, por në fund New York mbizotëroi 113-111. Loja vendimtare vjen dy sekonda para sirenës finale, me rezultatin që ishte 111-110 për miqtë. Josh Hart shënoi koshin e parakalimit, humbi gjuajtjen e lirë, por Hartenstein kap topin në tabelë dhe i shkaktohet faull nga Thompson, me Hart që kthehet në vijë dhe shënon 113 - 111.

Protagonisti tjetër i madh është Brunson, i cili shënoi një "dyshe" prej 35 pikësh dhe 12 asistimesh. Simone Fontechio përfundoi me 12 pikë, 5/9 nga fusha dhe 2/5 nga përtej harkut. Në Lindje, Knicks mbeten të katërtit.

Rezultatet në NBA:

Indiana – Toronto, 122-130

New York – Detroit, 113-111

Memphis – Brooklyn, 86-111

Sacramento – Miami, 110-121

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?