Celtics - Hawks

NBA/ Denver një hap larg gjysmëfinaleve, fitojnë edhe New York e Atlanta

22 Prill 2023, 14:50| Përditesimi: 22 Prill 2023, 14:51

  • Share

Janë mbyllur tre ndeshjet e radhës në kuadër të ‘Play-Off’ në elitën e basketbollit amerikan NBA. Atlanta Hawks ka arritur t’i marrë një fitore Boston Celtics dhe ta ngushtoj epërsinë në 2-1. Pas dy humbjeve në TD Garden, Hawks para adhuruesve të vet kanë mposhtur Celtics me tetë pikë diferencë 130:122.

Trae Young ka qenë më i miri për fitoren e Hawks me 32 pikë, gjashtë kërcime e nëntë asistime.Paraqitje shumë të mirë kishte edhe Murray që e mbylli këtë sfidë me 25 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime. Te skuadra mike më i miri në parket ishte si gjithmonë Jayson Tatum me 29 pikë, 10 kërcime e pesë asistime.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe New York Knicks 99:79 ndaj Cleveland Cavaliers dhe tani janë në epërsi 2-1.

Denver Nuggets duket se do të kryej shpejtë punë me Minnesotta Timberwolves, pasi tani janë në seri prej 3-0. Nuggets në sfidën e tretë triumfuan ndaj Timberwolves me rezultatin 111:120.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?