James Harden kundër Celtics

NBA: Celtics bie kundër 76ers, Nuggets dy suksese ndaj Suns

2 Maj 2023, 12:00| Përditesimi: 2 Maj 2023, 12:01

  • Share

Liga elitare e basketbollit në SHBA, NBA vijoi me dy ndeshjet e radhës çerekfinale. Në Boston, vendasit e Celtics humbën në përballjen e parë kundër Philadelphia 76ers me rezultatin 115-119, teksa Denver Nuggets fitoi 97-87 kundër Phoenix Suns, duke dërguar serinë në 2-0.

Në Boston, James Harden ishte protagonist për ekipin nga Filadelfia, duke shënuar 45 pikë, një rebound dhe 6 asiste. Paraqitje të mirë arriti të bëjë dhe Tatum duke realizuar 39 pikë, 11 rebound dhe pesë asiste.  

Në Denver, seria e fitoreve tashmë për Nuggets ka shkuar në 2-0. Basketbollisti Nikola Jokic, shkëlqeu në këtë takim duke realizuar 39 pikë, 16 rebound dhe 5 asiste. Në ndjekje të tij ishin Devin Booker me 35 pikë dhe Kevin Durant me 24 pikë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?