Los Angles Clipper - Phoenix Suns

NBA/ Bucks dhe Celtics s'ia dalin, fiton LA Clippers

9 Janar, 16:39| Përditesimi: 9 Janar, 16:42

  • Share

NBA, elita e basketbollit amerikan zhvilloi gashtë ndeshjet e radhës, ku nuk munguan surprizat. Në transfertën e Indianas, Boston Celtic humbi 133-131 kundër Pacers. Edhe pse e mbyllën pjesën e parë në avantazh, Celtics u 'rrëzuan' keq në çerekun e tretë të ndeshjes. Humbje edhe për Bucks në shtëpi, me Milwaukee që u mund 116-132 nga Utah Jazz.

Në përballjet e fundit te suksesi dolën Chicago Bulls, që mundën në udhëtim 112-119, si edhe Miami Heat, që në Florida mposhti 120-113 Rockets.

Ndërkohë, pas humbjes në derbin e qytetit nga Lakers, Los Angles Clipper janë rikthyer te fitoret. Në derbin e mbrëmjes , Clippers kanë arritur fitore të madhe ndaj Phoenix Suns me 27 pikë diferencë 138-111. Paul George ka qenë më vendimtari për fitoren e skuadrës vendase me 25 pikë të realizuara dhe shtatë kërcime.

Rezultatet

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?