Boston 109-118 New York

NBA/ Boston me mendje te play-off, humbet në shtëpi! Golden State kalon Lakers në renditje

12 Prill, 12:15| Përditesimi: 12 Prill, 12:16

  • Share

Elita e basketbollit botëror, NBA zhvilloi mëngjesin e sotëm me orën shqiptare pesë ndeshjet e radhës. Boston u mposht 109-118 nga New York, por për Celtics kjo disfatë edhe pse e dyta radhazi nuk prish punë, duke qenë ekipi me 60 fitore dhe me mendjen për te play-off pas një sezoni fantastik.

Golden State fitoi jashtë fushe 92-100 me Portland, duke kaluar Lakers në renditje. Për "Luftëtarët" më i miri në fushë ishte Curry me 22 pikë.

Ndërkohë Bullsat fituan në Detroit 105-127, teksa për Chicagon u dallua DeRozan me 39 pikë.

Rezultatet në NBA:

Detroit – Chicago, 105-127

Boston – New York, 109-118

Utah Jazz – Houston, 124-121

Portland – Golden State, 92-100

Sacramento – New Orleans, 123-135

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?