Nazmi Hoxha në Kryeministri me ekspozitë! Ardita Bufaj dhe Xhovana Marku, në Opera koncert për oboe e piano! Ergi Hysa, tek “Agimi” për poezinë!

9 Prill, 10:33| Përditesimi: 9 Prill, 12:26

  • Share

1.     Inaugurohet këtë mbrëmje në orën 18.00 në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri ekspozita personale e artistit Nazmi Hoxha “Dreams ëithin a dream”.

2.     Artistet Ardita Bufaj e Xhovana Marku luajnë sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas koncertin premierë për oboe dhe piano “Reverie”.

3.     Mbahet sot në orën 18.30 në qendrën e artit "Agimi" në Tiranë mbrëmja poetike "Një ushtarak poet", me autorin e ri Ergi Hysa, vargjet e të cilit do të interpretohen nga Alesio Agjaku.

4.     Organizohet sot në orën 11.00 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë një takim me shkrimtarin e njohur zviceran Peter Stamm.

5.     Klubi i Librit prezanton sot në orën 17.00 në Shtëpinë e Europës librin për fëmijë "Dorëlëngu", në praninë e autores Rudina Çupi.

6.     Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Zonja e Bujtinës” monokomedia “Njeriu i pyllit” me regjisorin e aktorin Naun Shundi.

7.     Vijon sot në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës shfaqja “7 minuta” me regji të Driada Dervishit, dhe me pjesëmarrjen e akoreve Yllka Mujo e Luiza Xhuvani.

8.     Qëndron e hapur deri në  13 prill në galerinë “FAB” në Tiranë ekspozita e artistit Ilir Kaso “Ky nuk është një suvenir”.

9.     Pret vizitorët deri në 5 maj në galerinë “Zeta” në Tiranë ekspozita “Petale të panumërta” si  bashkëpunim i 6 artistëve shqiptarë e sirianë.

10. Ekspozita "Felice Beato dhe Adolfo Farsari - Dy italianë në Lindjen e Largët" vijon e hapur deri në 27 prill në Muzeun "Marubi" në Shkodër

 

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?