Naun Shundi: Turp i madh! Qeveria nuk e do teatrin, edhe s’mendon për shëndetin e artistëve, por për fondet

3 Tetor 2020, 16:54| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 17:22

  • Share

Pezullimi i shfaqjeve edhe provave në Teatrin Kombëtar prej mëse shtatë muajsh për shkak të pandemisë COVID 19 nuk ka rënduar vetëm artdashësit, por edhe krijuesit.  Aktori i karrierës me mbi 80 role në teatër dhe kinematografi për “ReportTV”, Naun Shundi, shprehet se Ministria e Kulturës duhet që të zhbllokojë fondet, që artistët e Teatrit Kombëtar të nisin provat për premiera.

“Unë them se teatri është vonë, duhet të kishte filluar më parë, të kishte bërë gati projektet. Nëse MK i zhbllokon fondet, pasi këtu gjithmonë luhet për lekët, se jam i bindur se shtetit shqiptar s’i intereson shëndetësia dhe përkujdesja për artistët, por fondet. Nëse MK hap fondet ne do të kishim nis procesin e punës, që tani do të dilnim me premiera, jo të nisim për premierat e ardhshme tani. Turp i madh”, shprehet aktori Naun Shundi.

Shundi propozon edhe ringritjen e një Ministrie Arti, që mos ta neglizhojë teatrin, sikundër është duke bërë qeveria deri tani

 “Unë do kisha dëshirë që të kishim dhe një Ministri Artesh. Këtu është Ministria e Kulturës. Kush e mbulon artin në MK nuk e di? Siç ka qenë dikur Ministria e Artit edhe Kulturës, këtu arti është fshirë edhe kjo është bërë me qëllim. Kultura është tjetër gjë, edhe arti është tjetër gjë. Këtu nis neglizhenca dhe mospërfillja e qeverisë ndaj teatrit. Nuk e duan teatrin, teatrin e do populli, e duan artistët. Qeveria s’e ka dashur asnjëherë”.

Aktori teksa rrëfen se pezullimi i shfaqjeve ka ‘vrarë’ jo vetëm publikun, por edhe krijuesin, shton se artistët janë të gatshëm që të ngjiten në skenë për shfaqje.

“Është stresuese. Mungesa e komunikimit me publikun vret teatrin dhe duke vrarë teatrin vret dhe aktorët e tërë krijuesit. Me të gjitha masat që ka nxjerr Ministria e Shëndetësisë, ne jemi shumë të gatshëm edhe mezi presim të fillojë teatri.” 

Sindikata e Aktorëve të Teatrit Kombëtar përmes medieve pas një mbledhje në ArTurbina i bëri apel Ministrisë së Kulturës, që të zhbllokojë fondet dhe brenda rregullave të distancimit, të lejojë artistët që të japin shfaqje në skenë.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • joti: 03/10/2020 18:30

    Ky ne fakt ka qene "aktor i madh" mos ja vini re se gjithmon rri tape..... Vdes per konjak....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?