COVID-19 mbledh NATO-n online, Stoltenberg vlerëson gazetarët: Po bëjnë punë të mirë ndaj fake news

15 Prill 2020, 08:59| Përditesimi: 15 Prill 2020, 09:12

  • Share

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të mblidhen sot online me video konferencë për të diskutuar se si Aleanca do i përgjigjet krizës COVID-19 që ka prekur të gjithë botën. Ministeriali do të vendosë se çfarë mund të bëjë më shumë NATO për të ndihmuar në shpëtimin e jetës në këtë luftë botërore me koronavirusin. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe 'infodemia' apo lajmet e rreme që dëmtojnë shoqërinë dhe është kthyer në një sfidë të madhe.

NATO siguron transportimin në kohë të furnizimeve me pajisje mjekësore në këto kohë kritike në të gjithë botën, ndërsa ende nuk i është përgjigjur kërkesës për ndihmë të 27 marsit dërguar nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për 800 respirator e 1.5 milion maska.

Gjatë një konference për shtyp Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg tha se një nga çështjet kryesore është se si t'i përgjigjemi dezinformatave, propagandës dhe përpjekjeve për t'u përpjekur për të na përçarë.

"Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të siguroni faktet, të vërtetën. Dhe siç e kam thënë përsëri dhe përsëri, arma më e mirë që kemi kundër dezinformimit është një shtyp i lirë, i hapur dhe i pavarur. Prandaj, puna që gazetarët po bëjnë janë kaq tejet të rëndësishme, gjithmonë, por veçanërisht në periudha të vështira, në kriza, siç jemi përballur sot", tha Stoltenberg.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?