FOTO/ NATO shton trupat në Kosovë, zbarkon Batalioni Italian nga Forca Rezervë Operacionale

5 Dhjetor 2023, 21:41| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 22:20

  • Share

Paralajmërimet e shumta të ndërkombëtarëve, për shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë, janë konkretizuar ditën e sotme, me zbarkimin e batalionit italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga KFOR-i, ku përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deklaron se batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s është vendosur në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO.

“Më 5 dhjetor 2023, batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s është vendosur në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO KFOR. KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosova.” - thuhet në njoftimin e KFOR-it.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?