Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

NATO përmirëson flotën me avionë të gjeneratës së ardhshme

16 Nëntor 2023, 08:28| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 08:29

  • Share

NATO po rinovon flotën e saj të avionëve të zbulimit të radarëve pasi aleatët miratuan sot blerjen e gjashtë avionëve Boeing E-7A Wedgetail të mërkurën. Avioni i parë duhet të jetë funksional deri në vitin 2031.

“Avionët e mbikëqyrjes dhe kontrollit janë thelbësorë për mbrojtjen kolektive të NATO-s dhe mirëpres angazhimin e aleatëve për të investuar në kapacitete të nivelit të lartë. Ky investim në teknologjinë më të fundit tregon forcën e bashkëpunimit të mbrojtjes transatlantike, ndërsa ne vazhdojmë të përshtatemi me një botë më të paqëndrueshme”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

NATO nuk komentoi koston e saktë të planit, megjithëse disa tregues të qeverisë britanike, vlerësuan një kosto të blerjes së tre avionëve në 1,89 miliardë paund (2,35 miliardë dollarë), raporton skynews.

Deri më sot, NATO ka operuar një flotë avionësh E-3A për Paralajmërim dhe Kontroll Ajror (AWACS) që nga vitet 1980, të përdorura kryesisht për të monitoruar hapësirën ajrore të Evropës Lindore.

Flota me bazë në Gjermani aktualisht përbëhet nga 14 avionë dhe ka qenë e përfshirë në të gjitha misionet kryesore të NATO-s, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe në luftën e Kosovës. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?