NATO përjashton vendosjen e ndalim-fluturimit, Stoltenberg: Nuk jemi pjesë e konfliktit

16 Nëntor 2022, 13:40| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 13:45

  • Share

1668601363_qweqwq.jpg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në përgjigje të një pyetjeje mbi mundësinë e vendosjes së një zone të ndalim- fluturimit në Ukrainë ka thënë se sistemet e mbrojtjtes kundërajrore do të akvizohen vetëm nëse sulmohet një vend.

Ai shtoi se ata nuk kanë asnjë provë për sulmin e ndodhur në Poloni.

“NATO nuk është palë në konfliktin në Ukrainë, por aleanca po ofron mbështetje për mbrojtjen e Ukrainës dhe ne do të ofrojmë më shumë ndihmë. Ukraina ka të drejtë të mbrohet kundër luftës ilegale të Rusisë. Sistemet tona të mbrojtjes kundërajrore do të akvizohen nëse sulmohet një vend, por ne nuk kemi asnjë provë që ka pasur një sulm të qëllimshëm në Poloni”, tha Stoltenberg.

Gjermania është shprehur gjithashtu kundër krijimit një zonë të ndalim-fluturimit, duke argumentuar se kjo do të përbënte një kërcënim të konfrontimit të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.

“Së bashku me të gjithë aleatët tanë jemi dakord që duam të shmangim një përshkallëzim të mëtejshëm të kësaj lufte në Ukrainë”, tha një Zëdhënës i qeverisë në Berlin.


Lajmi kryesor:

Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?